Firma FERLUT sh.a. zhvillon aktivitetin e saj tregetar ne TIRANE ne adresen Lagja 61, Rruga e Durresit. Kjo firme eshte krijuar ne 7 mars te vitit 1992 ne formen e nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar ( sh.p.k.) dhe eshte rregjistruar si person juridik. Perpara kesaj date, firma zhvillonte aktivitetin ne qytetin e Rrogozhines, aty ku edhe startoi biznesin. Ne fund te vitit 1993, firma ndryshoi seline e saj dhe u zhvendos ne Tirane, ne nje ambient me qera ne rrugen Sami Frasheri, Nr. 29.

Ne ate ambient firma FERLUT sh.p.k. zhvilloi aktivitetin e saj per nje periudhe gati dy-vjecare dhe ne mars te 1995 u transferua ne objektet ku operon edhe sot. Keto ambjente kane nje siperfaqe prej rreth 5000 m2, nga e cila 40% eshte godine dhe magazine ndersa pjesa tjeter parking per automjetet e klienteve.

Objekti i veprimtarise se firmes FERLUT sh.a. eshte tregetimi i pjeseve te kembimit te automjeteve ku grupet kryesore jane:

  • Pjese xhenerike (sistem drejtimi, frenimi, amortizimi), Lubrifikante (vaj, antifrize, pastrues te injeksionit etj)
  • Pjese motorrike (pistona, fasho, valvola, guarnicione e sete guarnicionesh, premistopa, kemisha, kandele, kandeleta etj)
  • Te ndryshme si pompa uji, kuzhineta, pjese elektrike, kite friksioni, etj.

Strategjia e firmes ka evoluar me ndryshimet graduale qe kane ndodhur gjate ketyre 10 viteve te fundit. Ne aspektin e furnitoreve me te cilet firma FERLUT sh.a. bashkepunon duhet te deklarojme me krenari emra qe sot jane leader ne tregun boteror te pjeseve te kembimit me te cilet ne kemi raporte biznesi prej me shume se 10 vjet. ( Te detajuara keto marka produktesh do ti gjeni ne seksionin PRODUKTE )

Klientet tane jane gjithnje ne rritje si ne tregues sasiore ashtu edhe ne tregues cilesore. Kategorite kryesore te tyre jane:

  • individe private
  • servise private
  • institucione shteterore

Sot ashtu si edhe me pare, me gjithe shtimin ne numer te konkurrenteve, firma FERLUT eshte leader ne tregetimin e pjeseve te kembimit ne Shqiperi. Ajo zoteron rreth 30 % te te gjithe tregut. Si rezultat i zgjerimit te aktivitetit te saj ne vitin 2000 ajo ndryshoi formen e saj juridike nga sh.p.k. ne sh.A., forma me e larte e shoqerise tregetare.

Ne veren e vitit 2003 Ferlut sh.a. kontraktohet nga Bashkia Tirane si operatore e sherbimit te transportit urban ne Unazen e Tiranes. Ky sherbim realizohet nga nje staf i vecante dhe me autobuze komode. ( Detajet do ti gjeni ne seksionin SHERBIMI I UNAZES.

Ferlut sh.a. gjithmone ne sherbimin tuaj!